Gjimshiti kundër Sporting

VIDEO/ Berat Gjimshiti në fushë, Atalanta barazon 1-1 me Sporting! Të dyja skuadrat në 1/8 e Europa League

30 Nëntor 2023, 21:05| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 21:06

  • Share


Në Bergamo, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në grupin D të Europa League. Edhe pse të dyja skuadrat janë në 1/8 e eventit, sfida ishte e luftuar dhe Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta. Dueli u zhbllokua me golin e Scamaccas për italianët. Sulmuesi lëshoi një "predhë" nga jashtë zone dhe në të 23 minutë befasoi gardianin Adan. Në pjesën e dytë Eduards barazoi për portugezët në të 56 minutë, me skuadat që ndanë nga një pikë. Atalanta me 11 pikë kryeson grupin dhe ndeshjen e radhës dhe të fundit e luan me Rakou në Poloni. Nga ana tjetër Sporting me tetë pikë mban vendin e dytë dhe luan kundër Sturm Graz në shtëpi për raundin e fundit.

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Atalanta dhe Roma ngecin në Europa League, tri pikë për Leverkusen dhe Liverpool! Fiton West Ham e Marseille


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?