VIDEO/ ‘Benzi’ merr flakë në ecje në Fushë Krujë, shkrumbohet totalisht

9 Qershor 2023, 23:06| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 23:09

  • Share

Një automjet tip ‘Mercedes Benz’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Mjeti ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje, ndërsa në të po udhëtonin katër persona, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja është regjistruar në afërsi te fshatit Brret në Fushë Krujë. Report Tv sjell edhe video nga momenti kur zjarrfikësja po shuan flokët, ndërsa shihet edhe se mjeti është shkrumbuar totalisht.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa paraprakisht dyshohet se për defekt teknik. Mjeti me targa AB 938 CI rezulton në pronësi të F.Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?