Goli i Arbnor Muçollit

VIDEO/ Befasoi Sylvinhon, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë sezonal

14 Prill, 15:43| Përditesimi: 14 Prill, 15:51

  • Share

Arbnor Muçolli ka shënuar golin e parë me Goteborgun në Suedi. Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë suksesin 0-1 të tijve në transfertën e vështirë me Kalmar, kjo për javën e tretë të sezonit.

Muçolli ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe goli për të ka qenë një lojë fëmijësh, duke e nisur mbarë sezonin. 24-vjeçari ka kontratë deri në 2026 me suedezët, ndërsa është i preferuar edhe nga Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares i dha minuta sulmuesit anësor në miqësoret e marsit, me Muçollin që bindi dhe ishte një "piston" në krah, gjithashtu u dallua edhe për krosime të sakta dhe të rrezikshme.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?