VIDEO/ Basha ngatërron fjalën
socialistët ia plasin së qeshurës

3 Nëntor 2017, 00:08| Përditesimi:

  • Share
Para votimit në Kuvend, kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish shumicën për mbrojtje të Saimir Tahirit, i cili sipas tij është i lidhur me trafikun e drogës të Habilajve.

Gjatë fjalës së tij nuk kanë munguar edhe të qeshurat nga socialistët, pasi lideri demokrat ngatërroi fjalën kanibalizuar, ndërsa kryetari i Kuvendit i ndërpreu fjalën pasi kaloi kohën e përcaktuar në rregullore.

Para një jave ish-ministri Tahiri u soll nga prokuroria që Kuvendi t’i hapte rrugën drejtësisë, pasi anti-mafia faktonte se Tahiri është përfituesi i milionave eurove që i derdhte për fushatën e PS.

Tahiri merrte 30 mijë euro ngarkesë qiranë e drogës, por të gjitha këto prova nuk i hynë në sy një partie që është kanibalizuar nga krimi.

Keni ardhur me paratë e drogës, nga fushat e drogës. Dilni nga kjo sallë dhe uleni me trafikantët dhe shini dëngla për drejtësi. Sot problemi numër një për bllokimin e drejtësisë është një parti e kriminalizuar deri në bërthamën e saj dhe shpëtimi i vetëm do të vijë kur socialistët t’i flakin tutje” deklaroi Basha. 

 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?