VIDEO/ Barcelonë, në muze shkohet nudo për tu ndjerë në sintoni me statujat

2 Nëntor 2023, 08:58| Përditesimi: 2 Nëntor 2023, 08:59

  • Share

Muzeu i Arkeologjisë së Katalonjës në Barcelonë ofroi kohët e fundit një mundësi të pazakontë, ku mirëpriti nudistët në një vizitë të veçantë, duke i lejuar ata të eksplorojnë "pa perde" ekspozitën kushtuar fotografive të Luigi Spina të Riace Bronzes, statujat imponuese nudo greke të luftëtarëve të shekullit të 5-të para erës sonë, të gjetura në vitin 1972 pranë Riace. 

Muzeu ka bashkëpunuar me Klubin e Naturizmit Katalanas për të krijuar një turne 90-minutësh. Gjatë kësaj eksperience, vizitorët patën mundësinë të vlerësojnë veprat e artit duke marrë pozat e vetë skulpturave, krejtësisht nudo, raporton La Repubblica.

Faqja e internetit e muzeut u premtoi palëve të interesuara mundësinë e "admirimit të veprave duke pozuar në të njëjtat pozicione, krejtësisht të zhveshur dhe të rrethuar nga trupa të tjerë".

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?