Goli i Raphinhas

VIDEO/ Barcelona me hap kampioni, katalanasit 'vrasin' kampionatin! Thyhet Betis

1 Shkurt 2023, 22:53| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 23:03

  • Share

Barcelona fitoi 1-2 në transfertë me Real Betis për ndeshjen e prapambetur në La Ligas. Tanimë katalanasit janë në krye të kampionatit me tetë pikë distancë nga Real Madridi ndjekës.

Në stadiumin "Benito Villamarin" në Sevilla, Barcelona dominoi duelin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa goli i parë u shënua nga Raphinha për Barcelonën në minutën e 65-të.

Goli i dytë për Barçën u shënua nga Lewandowski në minutën e 80-të, teksa Betis shkurtoi me autogolin e Kounde. Betis me 31 pikë mban vendin e gjashtë, teksa Barça kryeson.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?