Finalja Chelsea - Liverpool

VIDEO/ Barazimi dërgon të kuqtë në finale, Liverpool diskuton trofeun e Carabao Cup me Chelsean

24 Janar, 22:59
  • Share

Chelsea - Liverpool, kjo do jetë finalja e Carabao Cup në Angli. Pasi Blutë e Londrës morën dje një biletë për në sfidën finale, sot ishte radha e Liverpoolit që të siguronte një vend në sfidën e fundit.

Djemtë e Klopp barazuan 1-1 në udhëtim me Fulham, teksa kishin fituar 2-1 në "Anfield" gjysmëfinalen e parë. Luiz Diaz kaloi në epërsi Liverpoolin pas 11 minutave lojë, teksa në pjesën e dytë ishte Diop që vendosi ekuilibrat.

Kështu, Chelsea - Liverpool do diskutojnë trofeun e parë të sezonit të dielën e 25 shkurtit 2024 në "Wembley" të Londrës.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?