VIDEO/ Bankieri fton miqtë për të shpallur ditën e dasmës, zbulon se gruaja e tradhtonte me një avokat

10 Gusht 2023, 16:45| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 00:36

  • Share

Një histori e pazakontë është shënuar në Torino të Italisë. Një bankier torinez ftoi miqtë e tij për të shpallur datën e dasmës, por në të vërtetë zbuloi tradhtinë e të dashurës së tij

Një financier dhe bankier nga Torino – njoftoi se i dha fund marrëdhënies së tij me Cristinën - bashkëpunëtore e ish-kryebashkiakut Appendino - gjatë një ceremonie që supozohej të ishte festa e fejesës së çiftit. Skena e filmuar nga të pranishmit ndodhi para 150 të ftuarve të çiftit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale duke marrë qindra komente pro dhe kundër.

"Dua ti dhuroj  Cristinës lirinë për të dashuruar. Të dashurosh një person, një avokat të njohur që sigurisht që e do më shumë se unë. E dashur Cristina e di sa je e dashuruar si nga ana mendore ashtu dhe seksuale me atë person” dëgjohet duke folur para mqive bankieri

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?