Ballkani 2-0 D. Zagreb

VIDEO/ Ballkanit të Ilir Dajës 'hiqini kapelen', kampionët e Kosovës mposhtin Dinamon e Zagrebit në CL

5 Tetor 2023, 20:42| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 20:43

  • Share

Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani fitoi 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit, ndeshje e vlefshme për grupin C të Conference League. Në një impiant të mbushur dhe me lojtarin e 12-të në të, kampionët e Kosovës morën tri pikë kundër gjigantëve të Dinamos së Zagrebit, duke dominuar me lojë dhe raste në një ndeshje që ishte model.

Gjithçka u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, kur Qëndrim Zyba asistoi për Almir Kryeziun, me këtë të fundit që lëshoi një "predhë" dhe kaloi vendasit në epërsi. Pas konsultës me VAR goli u quajt i rregullt, me djemtë e Dajës që shkuan në pushim me avantazhin minimal.

Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 83 minutë, Ualid Hamidi shënoi për 2-0, teksa Ballkani kështu siguron tri pikët e para në këtë kompeticion, kjo pas humbjes në ndeshjen e parë me Viktoria Plzen.

Kësisoj, kampionët e Kosovës me tri pikë mbajnë vendin e dytë, teksa Plzen me gjashtë pikë është në krye. Dinamo ka tre pikë, ndërsa me zero pikë Astana është e fundit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Ballkani mposht gjigantët e Dinamos, Besiktasi përmbyset nga Lugano! Legia me Muçin s'ia del në Conference League


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?