Festa e Balajt

VIDEO/ Balaj është 'Bekimi' i Vllaznisë, kuqeblutë thellojnë krizën e Tiranës

17 Dhjetor 2023, 15:57| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 15:58

  • Share


Në "Selman Stërmasi", Tirana thelloi krizën duke u mundur 0-1 nga Vllaznia, në atë që quhet "Klasikja" e futbollit shqiiptare. Në një terren të rënduar dhe të papërshtatshëm për një sfidë të tillë, miqtë e Qatip Osmanit iu falën penalltisë të kthyer në gol nga Bekim Balaj. Duhej minuta e 37-të që sulmuesi të realizonte nga pika e bardhë, për golin që ishte me vlerën e tri pikëve. Pas këtij suksesi Vllaznia barazon Tiranën me 23 pikë dhe ndajnë vendet tre dhe katër në klasifikim. Tirana për të katërtën ndeshje radhazi nuk del te fitorja.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ 'Klasikja' është kuqeblu, Vllaznia mposht Tiranën në kryeqytet! Laçi fiton me Skënderbeun në Korçë, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?