Pamje nga avioni

VIDEO/ Avioni ishte nisur për në Singapor, merr flakë karikuesi i një telefoni, lëndohen dy pasagjerë, evakuohen 189 pasagjerë

11 Janar 2023, 21:17| Përditesimi: 11 Janar 2023, 21:30

  • Share

Pasagjerët e një avioni që ishte nisur për në Singapor kanë përjetuar momente frike dhe kaosi, pasi karikusi i një celulari mori flakë. Dy persona në bordin e avionit TR993 u plagosën dhe pësuan djegie të lehta, por të gjithë pasagjerët e tjerë shpëtuan shëndoshë e mirë dhe të padëmtuar.

Kabina e avionit u mbush me tym dhe të gjithë pasagjerët ishin të shpërqëndruar, siç shihet edhe në video. Stjuardesa përpiqet të qetësojnë pasagjerët dhe si përfundim u bë e mundur evakuimi i 189 personave në bord.

Avioni do të nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan rreth orës 19:35 me kohën lokale.

 

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?