VIDEO/ Atletico hakmerret ndaj Realit, e eliminon nga Kupa e Mbretit! Edhe Barcelona në çerekfinale

19 Janar, 09:55| Përditesimi: 19 Janar, 13:25

  • Share

Ka rezultuar një tjetër thriller derbi i Madridit mes Atletico-s dhe Realit, por ndryshe nga gjysmëfinalja e Superkupës pak ditë më parë, në 1/8 e Kupës pati një tjetër fitues. Atletico Madrid e Simeone-s u kualifikua në çerekfinale pas 120 minutash lojë me rezultatin 4-2, në një kohë kur 90 minutat u mbyllën me rezultatin e barbartë 2-2. Vendasit në Wanda Metropolitano kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet Reali i Ancelotti arriti të barazonte.

Në shtesë fillimisht Griezman dhe më pas Riquelme i siguruan Atletico-s kualifikimin, ndërsa Reali e pati të pamundur të reagonte sërish. Për ‘elcolchoneros’ kjo ishte edhe një hakmarrje për eliminimin nga Superkupa, ndërsa janë skuadra e vetme që këtë sezon e kanë mposhtur dy herë Real Madridin.

Biletën e çerekfinales, edhe pse me vështirësi ndaj një skuadre në Primiera Divizion, e preu edhe Barcelona. Katalanasit fituan 1-3 në transfertë kundër Unionistas, ndërsa në këtë përballje ishin vendasit të cilët realizuan të parët. Pas barazimit të siguruar në fundin e pjesës së parë nga Torres, në të dytën përmbysën shifrat për Barcelonën Kounde dhe Balde.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?