Salernitana 1-2 Atalanta

VIDEO/ Atalanta fiton 1-2 në Salerno, i merr Romës vendin e pestë

6 Maj, 20:20| Përditesimi: 6 Maj, 22:21

  • Share

Në stadiumin "Arechi" në Salerno, vendasit e Salernitanës u mundën 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Edhe pse me rotacion në ekip, bergamaskët ia dolën të merrnin tri pikë kundër një rivali pa objektiva pasi sezonin e ri do luajnë në Serie B. Pjesa e parë u mbyll 1-0, teksa Salernitana shënoi me Tchaouna në minutën e 18-të.

Në pjesën e dytë barazoi Scamacca në të 57 minutë, para se Koopmeiners të realizonte të dytin vetëm gjashtë minuta më vonë. Në këtë sfidë dhjetë minuta në fundin e lojës luajti edhe Gjimshiti. Atalanta dhe Roma kanë nga 60 pikë, me bergamaskët që janë në vendin e pestë që do të thotë zona Champions League, duke pasur edhe një ndeshje më pak.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Përmbysje në udhëtim, Atalanta nxjerr Romën nga Champions League! Udinese 1-1 Napoli


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?