Mesfushori shqiptar i Interit Kristjan Asllani

VIDEO/ Asllani pa doreza, rrëfehet për ‘Seria A’: Ëndrra ime është të mposht Italinë në Euro 2024!

22 Janar, 12:19| Përditesimi: 22 Janar, 12:33

  • Share

Mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Interit, Kristjan Asllani, ka treguar se ëndrra e tij për momentin është të mundë Italinë në kampionatin europian me Shqipërinë. 21-vjeçari ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen zyrtare të Seria A, ndërsa kur është pyetur për ëndrrën e tij më të madhe, konkretisht duke buzëqeshur është shprehur:

“Nuk do doja ta thoja këtë me zë, por ëndrra ime, jo e madhe do të thoja, por e vogël, është të fitoj kundër Italisë në kampionatin Europian”. Këtë përgjigjje Asllani e dha teksa bashkë me Interin përgatitet të luajë sonte finalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?