Asllani dhe Martinez festojnë golin

VIDEO/ Asisti i Asllanit dhe goli i Lautaros, Interi mposht 0-1 Fioren dhe merr kreun e Serie A

28 Janar, 22:46| Përditesimi: 28 Janar, 22:50

  • Share

Interi është sërish në krye të Serie A dhe këtë zikaltërit e kanë siguruar pas suksesit 0-1 në transfertën e vështirë të Firenzes kundër Fiorentinës. Djemve të Inzaghit iu deshën vetëm 14 minuta lojë për të gjetur golin dhe protagonist ishte Kristjan Asllani. Për herë të parë titullar këtë sezon, shqiptari asistoi nga këndi për Lautaron që me kokë shënoi gol.

Momenti nuk do kalonte pa polemika, me VAR që e konsideroi rastin të rregullt, por nuk thirri kryesorin Aureliano të rishihte momentin, kjo pas një shtyrje të mbrojtësit Parisi.

Vijimi i lojës nxiti Fioren drejt sulmeve, deri në minutën e 76 kur vendasit gabuan penalltinë. Gonzales u ndal nga Sommer dhe kështu Interi me tri pikët e radhës merr kreun e Serie A. Zikaltërit pas javës së 22-të kanë 54 pikë, një më shumë se Juventusi ndjekës, por Interi ka një ndeshje më pak, ajo kundër Atalantës më 28 shkurt.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Asllani-Lautaro protagonistë, Interi fiton dhe merr kreun e Serie A! Ekuban përmbys Leçen, Lazio dhe Napoli 0-0


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?