Goli i parë i Odegaard

VIDEO/ Arsenali 'shkërmoq' Chelsea-n, Xhaka dhuron dy asiste! Lampard: Ishim katastrofë

3 Maj 2023, 12:38| Përditesimi: 3 Maj 2023, 12:39

  • Share

Arsenali fitoi 3-1 me Chelsea-n për javën e 34-t në Premier Leaguen angleze të futbollit. Skuadra e Artetas ishte më e saktë në fushë dhe pas 34 minutave lojë e gjeti veten në epërsinë e tre golave. Dy herë Odegaard në minutat 18 dhe 31 pas dy asisteve të Xhakës dhe Jesus, dërguan "Topçinjtë" në dhomat e zhveshjes me tri pikët në kasafortë.

Në pjesën e dytë miqtë shkurtuan me Madueke, teksa Blutë kanë pesë ndeshje pa fitore. Me Lampard në stol, Chelsea e sheh veten në kuotën e 39 pikëve në vendin e 12-të, vetëm nëntë pikë më pak se zona e ftohtë. Pas ndeshjes, trajneri Lampard tha se loja e të tijve në pjesën e parë ishte katastrofike.

"Nuk ishim në lartësinë e duhur, pjesa e parë ishte katastrofike për ne. Ishte shumë e thjeshtë të luaje ndaj nesh në 45 minuta e para. Në të dytën ishim më mirë, luajtëm si skuadër dhe krijuam raste për gol. Do të punojmë fort që të ringrihemi", tha Lampard.

Me këtë fitore, Arsenali merr momentalisht kreun e Premier League me 78 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?