Arsenali fitoi 2-1 kundër Nottingham Forest për javën e parë në Premier League. Dueli i zhvilluar në "Emirates" të Londrës filloi me 30 minuta vonesë, kjo për shkak se tifozët patën probleme me sistemin e biletave për t'u futur në stadium.
Djemtë e Artetës e nisën mbarë sezonin, duke shënuar dy gola që në pjesën e parë. Në të 26 minutë ishte Nketiah që zhbllokoi ndeshjen, pas një asisti në Martinellit. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në të 32, Saka me një lëvizje dhe goditje fantastike gjetin golin e dytë, për t'i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë shtuan ritmin dhe gjetën golin me Auoniyi në të 82 minutë. Megjithë shtesën, Arsenal ia doli të marrë tri pikë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, duke ndjekur City-n që fitoi dje 0-3 kundër Burnley.