Operacioni i policise spanjolle

VIDEO/ Arrestohet shqiptari në Spanjë pasi kultivoi 1000 bimë kanabis, përdorte ujin nga rezervuari i zjarrfikësve për t’i ujitur

31 Tetor 2023, 18:11| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 20:04

  • Share

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle pasi akuzohet si autor i ngritjes së një plantacioni me rreth 1000 rrënjë kanabisi.

Plantacioni i ndodhur në Serranía de Ronda, u zbulua dhe asgjësua nga agjentët e Gardës Civile të Ronda (Málaga), gjatë një operacioni të koduar “Abulaga”.

Autoritet spanjolle u nxitën të kryenin hetime në këtë zonë pas rapotimeve se pellgjet aty po shteronin.

Pas hetimeve, u konstatua se uji në pellgjet të cilat përdoreshin si rezervuarë për zjarrfikëset, thithej me pompë dhe dërgohej drejtë plantacionit të mbjellur me kanabis.

Gjatë kontrolleve, në perimetrin e plantacionit u gjetën dhe dy gjeneratorë, dy pompa uji si dhe 2 panele diellore.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?