Foto nga vendngjarja

Me pistoletë në dorë grabisin postën, dy të arrestuar në Greqi! Shikoni VIDEON

12 Janar, 14:38| Përditesimi: 12 Janar, 14:53

  • Share

Dy persona të moshës 37 dhe 41 vjeç, janë vënë në pranga në Greqi, nën akuzën e grabitjes me dhunë, drogë dhe shkeljeve të ligjit me armë.

Sipas Departamentit të Krimeve kundër personit të drejtorisë së policisë së Atikës, dy të arrestuarit, rezultojnë se në datën 20 dhjetor 2023 grabitën me dhunë një zyrë postare në vendin e quajtur Markopulo në afërsi të Athinës.

Në raportim thuhej se ata i kanë kërcënuar me armë punonjësit dhe kanë grabitur një sasi të madhe parash, raportojnë mediat greke.

Pas shfrytëzimit të të dhënave dhe provave të informacionit nga shërbimi i mësipërm, u arrit identifikimi i autorëve dhe vërtetimi i veprimtarisë së tyre kriminale.

Në videon e publikuar punonjësit e dyqanit shihen duke i dhënë shumën e parave autorit që mban një skafandë në kokë, duke i’u kërkuar punonjësve që t’i japin shumën e parave,

Në orët e mëngjesit të së mërkurës të pandehurit janë arrestuar dhe pas kontrollit në shtëpinë dhe sendet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

  1. veshjet e veshura gjatë grabitjes

  2. 20 gram metadon

  3. 2 celularë 

  4. motoçikletën e tyre të biznesit

Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?