Pamje brenda 'shtëpisë së barit' në Spanjë

VIDEO/ Arrestohet ish-ushtaraku shqiptar dhe gruaja e tij në një ‘shtëpi bari’ në Spanjë

17 Shkurt 2023, 11:53| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 12:03

  • Share

Policia spanjolle ka arrestuar një ish-ushtarak shqiptar të ushtrisë franceze bashkë me bashkëshorten e tij, për kultivim dhe për shitjen e marijuanës. Hetimi filloi pasi policia spanjolle mori disa ankesa se në një shtëpi në qytetin Riells i Viabrea (Girona) kishte një shtëpi bari ku kultivohej marijuanë.

Lënda narkotike po kultivohej në një bodrum. Agjentët e krimit në bashkëpunim me kompaninë energjetike që furnizonte shtëpinë me energji elektrike, bënë me dije se fatura e energjisë elektrike u kishte shkuar në 80,954 euro.

Gjatë hyrjes dhe kontrollit, agjentët zbuluan se në shtëpinë dykatëshe, çifti kishte përshtatur bodrumin në ambient ku kultivohej marijuanë. Shtëpia ishte izoluar në mënyrë të tillë që jashtë saj të mos ndihej aroma e lëndëve narkotike.

Shqiptari, me profesion ish-ushtarak në Francë, ka tentuar që të arratiset, por falë veprimit të shpejtë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë, policia e ka ndaluar. Në deklaratën e lëshuar nga policia Kombëtare shtoi se shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të cilat i arrestuari i kontrollonte nga një dhomë me monitorë për të shmangur ndërhyrjen e policisë.

Përveç plantacionit të marijuanës që u gjet në shtëpi, u sekuestrua një koleksion prej 15 armësh: katër kamë, dy sëpata, dy hanxharë me gjatësi të konsiderueshme, një sharrë dhe gjashtë thika.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?