Lionel Messi kundër Paraguajit

VIDEO/ Argjentina fiton kundër Paraguajit, Brazili bën hap fals në shtëpi për Kupën e Botës

13 Tetor 2023, 15:36
  • Share

Zona e Amerikës Latine ka zhvilluar ndeshjet e treta për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Argjentina fitoi 1-0 kundër Paraguajit, ndërsa Brazili u ndal në barazimin 1-1 nga Venezuela në shtëpi. Ekuadori fitoi 1-2 në shtëpinë e Bolivisë, ndërsa Kili mundi 2-0 Perunë.

Në "Buenos Aires", Argjentina mundi 1-0 Paraguajin, edhe pse Lionel Messi nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Ishte Nicola Otamendi që shënoi golin me vlerën e tri pikëve për kampionët në fuqi të botës, kjo pas asistit të de Paul. Kapiteni dhe njëherazi lojtari më i mirë i ekipit, Lionel Messi u fut në fushë në minutën e 53-të. Me këtë sukses, Argjentina ka nëntë pikë të plota për kreun e renditjes.

Nga ana tjetër Brazili dhe Venezuela barazuan 1-1 në "Arena Pantanal" në Cuiaba. Hap fals i Brazilit në shtëpi, që kaloi në avantazh me Gabriel në të 50 minutë, pas pasimit final nga Neymar. Goli i miqve me Bello në të 85 minutë vendosi ekuilibrat, me skuadrat që ndajnë pikët. Brazili me shtatë pikë renditet në vendin e dytë pas Argjentinës.

Renditja:

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?