Luzi 2-0 Lushnja

VIDEO/ Apolonia fiton në 'frymën e fundit' me përmbysje, Lushnja disfatë në Luz! Lagunarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë

7 Prill 2023, 16:59| Përditesimi: 7 Prill 2023, 17:00

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka nisur këtë të premte javën e 22-të me dy duele. Duke nisur nga 15:00, Apolonia fitoi me vuajtje 2-1 kundër Burrelit në "Loni Papuçiu", ndërsa Luzi mposhti pastër 2-0 Lushnjën.

Në "Loni Papuçiu" në Fier, Apolonia përmbysi ndeshjen në minutat e fundit. Kanë qenë miqtë që në minutën e 77 kaluan në avantazh me Kolecin, teksa Eneh në minutën e 81-të barazoi ndeshjen. Do duhej minuta e parë shtesë (90+1) që vendasit e Dovedan të gjenin golin e avantazhit me Mario Gjatën. Me 31 pikë, fierakët ngjiten përkohësisht në vendin e pestë, duke lënë pas humbjen me Skënderbeun. Burreli me 26 pikë mbetet në vendin e nëntë.

Në Luzin e Vogël, Luzi vendas fitoi 2-0 me Lushnjën. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 8 nga Treni, teksa në minutën e 49 të ndeshjes ishte Gjinaj që dyfishoi rezultatin. Me 29 pikë, Luzi shkon në vendin e shtatë. Lushnja me 25 pikë mban vendin e 11-të dhe tre javë nga fundi rrezikon qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Nesër dhe pasnesër luhen katër ndeshjet e mbetura për javën e 22-të, ndërsa kujtojmë se Tërbuni është përjashtuar nga Kategoria e Parë.

Kategoria e Parë - java 22:

E premte 15:00

Apolonia 2-1 Burreli

Luzi 2-0 Lushnja

E shtunë 15:00

Besëlidhja - Tomori

Flamurtari - Skënderbeu

E diel 15:00

Korabi - Oriku

Turbina - Dinamo

Renditja:

VIDEO: Luzi 2-0 Lushnja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?