Granit Xhaka

VIDEO/ Aksion dhe gol model, Granit Xhaka shënon në Premier League

19 Mars 2023, 16:32| Përditesimi: 19 Mars 2023, 16:33

  • Share

Arsenali po fiton 3-1 me Crystal Palace për javën e 28-të në Premier League. Në këtë duel golin e tretë për vendasit e shënoi Granit Xhaka. Shqiptaro-zvicerani dërgoi topin në rrjetë në minutën e 55 të ndeshjes.

Pas një aksioni model dhe pasimit final të Trossard, Xhaka dërgoi topin në rrjetë duke mposhtur gardianin Uitëorth. Kapiteni i Arsenalit gjen golin e katërt këtë sezon në elitën e Anglisë në futboll, teksa disa ditë më parë shënoi edhe në Europa League, paçka se "Topçinjtë" u eliminuan.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?