Kronikë

VIDEO/ Aksidenti ku u shua një familje në Fier-Vlorë, dhjetëra të rinj mesazh sensibilizues! Shtrihen si të vdekur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve

25 Qershor 2021, 20:54| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 08:12

  • Share

TIRANË-Të organizuar në rrjetet sociale me dhjetëra të rinj janë mbledhur sot para Ministrisë së Brendshme dhe më pas në atë të Transporteve duke u shtrirë në tokë 'si të vdekur' si mesazh sensibilizues për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje për shkak se u përpllasën nga një makinë me shpejtësi shkëterrë e drejtuar nga një i ri 20-vjeçar.

""Te paktën për një dite t'i lëmë qoftet dhe birrat nga tendat tek sheshi "Skënderbej" dhe të transferohemi pak nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Transportit. Në shenjë reagimi mbi aksidentet rrugore në vend, të mblidhemi tek këto dy vende dhe të shtrihemi në tokë "si të vdekur" duke dhënë një mesazh sensibilizues mbi ngjarjet e fundit. Është momenti për të reaguar. Sot në atë aksident mund të isha unë, ti apo kushdo nga ne! Sot ora 20:00 duhet të jemi të gjithë bashkë në shenjë proteste dhe ndërgjegjësimi", thuhet në njoftimin në Facebook të shpëndarë nga të rinjtë. 

E sotmja ka qenë një ditë e rëndë për të gjithë shqiptarët. Dita nisi me rrugë të përgjakura, me aksidentin tragjik në autostradën Fier-Vlorë, ku një makinë tip 'Audi' me shpejtësi skëterrë mbi 150 km/h, ku udhëtonin 3 të rinj, ka përplasur mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte një familje me 2 fëmijë të mitur, 14 dhe 9 vjeç.

Prindërit dhe dy vajzat e mitura kanë humbur jetën ndërsa tre të rinjë që ishin në mjetin tjetër mbeten të plagosur. Për aksidentin u arrestua Igli Madani, 22-vjeç, i cili ishte drejtuesin i mjetit tip Audi, lukson që kushtonte rreth 100 mijë euro.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tropojane: 26/06/2021 15:10

    Shoferi kriminel duhet te denohet me burgim te perjetshme. 22 vjec me makine luksoze, shuan nje familje. Tmerr. Duhet te reagoje fuqishme shoqeria civile. Zero tolerance per keta kriminele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?