Pamje nga vendngjarja në Egjipt

VIDEO/ Aksident tragjik në Egjipt, 32 viktima dhe 63 të plagosur

28 Tetor 2023, 13:07| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 13:10

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt ku si pasojë e një aksidenti zinxhir, 32 persona kanë humbur jetën dhe 63 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Moti i keq dhe përhapja e mjegullës në mëngjes shkaktuan aksidentin e tmerrshëm në zonën Nubariya, pasi makinat u grumbulluan dhe në vendngjarje shpërtheu zjarri.

Rrjedhja e vajit të motorit nga një makinë duket se ka shkaktuar përplasjen me disa automjete që më pas kanë marrë flakë, raporton media egjiptiane.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Behra të Egjiptit, ku të paktën shtatë automjete duke përfshirë autobusë dhe automjete të vogla janë përmbysur dhe zjarri është ende aktiv. 

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?