Pamje nga përplasja e avionit me makinën në Teksas

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Teksas! Avioni bën ulje emergjente, përplaset me një makinë në pistë

14 Nëntor 2023, 10:36| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 10:38

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Teksas, ku një avion është përplasur me një makinë pasi bëri ulje emergjente në aeroport.

Në pamjet e kapura shihet avioni që përplaset me gardhin rrethues të aeroportit gjatë një ulje emergjente dhe më pas përplaset me makinën.

“E pashë avionin dhe e dija se nuk kisha për të ndaluar”, tha  Schneider, shoferi i makinës.

Shoferi është dërguar në spital me lëndime të lehta, ndërsa dy personat që ndodheshin në avion nuk kanë pësuar lëndime.

Administrata Federale e Aviacionit Amerikan po heton shkaqet e aksidentit. 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?