Kronikë

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Fier, makina me 3 anëtarë të një familjeje përmbyset në kanal

10 Tetor 2021, 11:19| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 11:22

  • Share

Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme 3 anëtarë të një familje janë përfshirë në një aksident të frikshëm mëngjesin e  sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull.

Automjeti më të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal.

Fatmirësisht të tre kanë rezultuar me dëmtime të lehta dhe pas mbërritjes së ambulancës kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan.

Familja ishte nisur drejt Vlorës dhe sipas policisë makina ka dalë nga rruga dhe shkak ka qenë lagështia në rrugë nga reshjet e orëve të fundit.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?