VIDEO/ 7 gola dhe 2 përmbysje, përballje ‘e çmendur’ mes Chelsea-s dhe M.United! Zhgënjim te ‘djajtë’

5 Prill, 10:17| Përditesimi: 5 Prill, 14:19

  • Share

Ka rezultuar spektakël futbolli me 7 gola dhe dy përmbysje të pabesueshme supersfida e premier league mes Chelsea-s dhe Manchester United. Në ‘Stamford Bridge’ ishin londinezët të cilët shumë shpejt morën epërsinë e dyfishtë me golat e Gallagher dhe Palmer.

Nga ky moment ekipi i drejtuar nga Pochetino uli ritmin dhe nga kjo përfitoi Manchester United që brenda pjesës së parë riktheu baraspeshën. Gernacho fillimisht dhe më pas Bruno Fernandes dërguan skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Në pjesën e dytë një asist mbreslënës i Antony u kthye në gol nga Gernacho duke kompletuar përmbysjen e çmendur në favor të ‘djajve’, që do qëndronte në fuqi deri në minutat shtesë. Në të 93 Palmer ktheu në gol një tjetër penallti, duke dërguar shifrat në 3-3. Mirëpo kur të gjithë mendonin se kjo ndeshje do mbyllej me këtë rezultat, një goditje e Palmer dhe devijimi i McTominay bëri që Stamford Bridge të shpërthente. Nga ferri në parajsë për londinezët që e mbyllën takimin me rezultatin 4-3, ndërsa shumë zhgënjim pati te United që lufton për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?