Festa e Monaco

VIDEO/ 5 gola dhe përmbysje, Monaco 'prek' Europën

28 Dhjetor 2022, 22:25| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 22:26

  • Share

Për javën e 16-të të Ligue I të Francës, Monaco fitoi 2-3 në transfertë me Auxerre. Në "stade de l'Abbe-Deschamps" miqtë e Clemente Philippe morën tri pikë mes pesë golave, duke përmbysur Auxerre.

Ishin vendasit e Auxerre me Niang që në minutën e 30 kaluan në avantazh, teksa në fundin e pjesës së parë Ben Yedder barazoi për 1-1. Në pjesën e dytë Ben Seghir shënoi për Monacon në minutën e 58 për 1-2, teksa Fofana shënoi në portën e tij për 2-2.

Do duhej minuta e 84 që sërish Ben Seghir të shënonte golin e fitores për Monaco. Me 30 pikë pas 16 javësh, Monaco shkon në vendin e pestë duke qenë për momentin në zonën evropiane.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?