Video/ 3-vjeçarja vetëm në shtëpi, në katin e pestë në Fier! Të qarat alarmojnë fqinjët, zjarrfikësit me shkallë hyjnë nga dritarja

5 Dhjetor 2023, 14:21| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 14:27

  • Share

Fier-  Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shpëtuar një vajzë vetëm 3 vjeçe e cila kishte mbetur e bllokuar ditën e sotme në katin e pestë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Kanë qenë të qarat e 3-vjeçares që alarmuan fqinjët, të cilët menjëherë njoftuan policinë dhe këta zjarrfikësit të cilët kanë hyrë nga dritarja e apartamentit.

Fatmirësisht vajza është në gjëndje të mirë shëndetësore ndërsa po punohet për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur dhe si vajza ka mbetur e bllokuar në banesë. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?