VIDEO/'Monika s’të rrit dot', Rama 
thumbon Bashën e Kryemadhin

16 Nëntor 2017, 12:16| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar nga foltorja e Kuvendit dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin.

Në replikat me kryetarin e PD, Rama ceku raportet brenda të ashtuquajturit "Fronti Opozitar", duke thumbuar lidershipin e Bashës dhe ndikimin e kryetares së LSI në radhët e demokratëve. 

“Unë u përpoqa të të bëj lider, por ti e mohove marrëveshjen tonë. Lul, Monika të bën të ndihesh më i forte, por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje. A i gjete njerëzit e PD-së që të mori Monika, se e keni katandisur këtë parti në një tufë pë ide dhe pa program, por thjesht bëni zhurmë. Rritu Lul, rritu. Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul, se PD ka nevojë për një lider të rritur, jo për një fëmijë që nuk rritet dot. Këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri, dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon", tha Rama. 

Rama dhe Basha replikuan gjatë në Kuvend ku po diskutohet dhe miratohet në parim buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Kreu i PD akuzoi se buxheti i 2018-ës është buxheti i pastrimit të parave të drogës. Ndërsa Rama tha se Shqipëria do ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon duke prekur shifrën e 4%.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?