Moment nga ndeshja

Inter 1-0 Juventus, zikaltërit 'arratisen' në krye të Serie A (VIDEO)

4 Shkurt, 22:42
  • Share

Interi fitoi 1-0 me Juventusin. Derbi i Italisë foli për zikaltërit, me djemtë e Inzaghit që shkëputen me katër pikë dhe një ndeshje më pak në krye të Serie A. Përballja me "Zonjën e Vjetër" ishte sfidë direkte mes tyre, teksa vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37-të. Aksioni i bukur i Interit dhe presioni i Thuram bënë që mbrojtësi i Juves ta dërgonte vetë sferën në rrjetë. Edhe pse bardhezinjtë kishin disa mundësi me Vlahovic, serbi në një rast gaboi përballë Sommer. Me 57 pikë, Interi prin renditjen e Serie A, ndjekur nga Juventusi me 53 pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi mund 1-0 Juventusin në përballjen direkte, zikaltërit kryesojnë Serie A! Napoli përmbys Veronën, Atalanta 3-1 Lazio


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?