Udinese 1-2 Roma

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

26 Prill, 09:54| Përditesimi: 26 Prill, 09:56

  • Share

U deshën njëmbëdhjetë ditë që Udinese dhe Roma të mbyllnin sfidën e raundit të 32-të mes tyre në Serie A. Më 14 prill dueli në Udine u ndal në minutën e 73 me rezultatin 1-1, kjo pasi mbrojtësi i Romës Evan Ndicka u ndje keq dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Për fat asnjë problem në zemër, me dy skuadrat që u rikthyen mbrëmjen e 25 prillit për të luajtur 17 minutat e mbetura. Sfidë e çuditshme edhe për faktin se Udinese ndryshoi trajnerin dhe debutimi i një ikone si Fabio Cannavaro nuk ishte i duhuri për bardhezinjtë.

Ndeshja u vendos në minutën 90+5 nga goli i Cristantes. Në krosimin e fundit nga këndi, Dybala asistoi për mesfushorin që shënoi me kokë golin me vlerën e tri pikëve duke e çuar rezultatin në 1-2.

Me 58 pikë pas javës së 33-të, Roma mban vendin e pestë me katër pikë më shumë se Atalanta e vendit të gjashtë. Me 28 pikë, njëjtë me Frosinonen që është në zonën e ftohtë, Udinese mban pozitën e 17-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?