VIDEO/ 10 emigrantë të paligjshëm të ‘palosur’ brenda një BMW X6, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova

24 Prill 2023, 12:55| Përditesimi: 24 Prill 2023, 13:09

  • Share

Një 34-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në pranga pasi u kap nga policia Sarandë teksa transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm, të cilët kishin destinacion vendet e BE-së.   

Shoferi i makinës me 10 emigrantët brenda po kalonte në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, kur u ndal për kontroll nga policia kufitare e Sarandës.

E pasi është zbuluar se po transportonte emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit, uniformat blu kanë vënë në pranga shoferin Bujar Syla 34 vjeç, banues në Kosovë.

Automjeti i përdorur nga 34-vjeçari u sekuestrua nga policia.

Ndërsa materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Sarandë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?