Kim në KZAZ te “Vasil Shanto”

Politikë

Vëzhguesit e PD blu me numrin ‘9’, Kim u tërheq veshin: Hiqeni ose kthejeni mbrapsht

26 Prill 2021, 00:27| Përditesimi: 26 Prill 2021, 01:40

  • Share

Disa vëzhgues të Partisë Demokratike janë shfaqur në KZAZ në “Vasil Shanto” me bluzën ku ishte e shkruar numri “9”, që korrespondonte me numrin e PD-së në fletën e votimit. Ambasadorja Kim dhe kryekomisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar që të heqin bluzën ose ta kthejnë mbrapsht, pasi nuk lejohet.

Yuri Kim: Duhet të ndërroni bluzat. Ju që keni veshur bluzat me nr 9, ju të Partisë Demokratike duhet të ndërroni bluzat. Nuk lejohet. Ose të paktën t’i vishni mbrapsht. Ndërrojini tani në moment. Kush është këtu nga PD? Po nga PS? Po nga LSI? Kur nisni? Shpejt? Ok, do të jem edhe unë me ju.

Ilirjan Celibashi: Duhet t’i ndërroni në moment bluzat, është e drejtë. Dhe të nisni punën.

Gazetarja-numëruesve: A do t’i ndërroni bluzat?

Numëruesit: Prit njëherë se po trajnohemi. Do të ndërrojmë bluzat dhe pushtetin. Kemi votuar për ndryshimin.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?