Vëzhgimi, rritet besimi i
biznesit dhe i konsumatorit

16 Tetor 2014, 08:00| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit 3.7 pikë në tremujorin e tretë të vitit 2014, sipas Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, publikuar dje nga Banka e Shqipërisë. Aktualisht, niveli i TNE është fiks sa mesatarja e tij afatgjatë. Zhvillimet pozitive të këtij treguesi u përcaktuan nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe nga rritja e besimit të konsumatorëve gjatë tremujorit të tretë. Nga ana tjetër, rënia e besimit në sektorin e tregtisë dha një kontribut negativ në rritjen e TNE-së.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?