Vëzhgimi i Report Tv/ Shitësit s’i 'tremb' gjoba, shesin me qese njëpërdorimshe

1 Korrik 2022, 17:57| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 18:13

  • Share

Hyrja ne fuqi e masës administrative për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe nuk i ka trembur tregtarët. Shumë prej tyre vijojnë të tregtojnë produkte të ndryshme me qese plastike më të holla se 70 mikron.

Nga një vëzhgim i Report Tv, duket qartë se shumë biznese nuk e respektojnë ligjin, pavarësisht se kush kryen shkelje parashikohet të ndëshkohet me 500 mijë lekë, dhe në rast përsëritje deri në 1.5 milionë lekë, deri në heqje të licencës.

Megjithatë ka dhe nga ata tregtarë që kanë futur në përdorim qeset me trashësinë e lejuar. Ato janë të riciklueshme, mbajnë deri në 10 kilogramë dhe përdoren disa herë. Por kjo, sipas tyre ka ndikuar në shitje, pasi qytetarët stepen për të paguar edhe qesen për shkak të ekonomisë së dobët. 

“Duke parë vlerën se kushton, qytetarët normal që nuk e kanë prit mirë se do ta paguajnë. Ne e kemi marrë qesen. Shumica e qytetarëve këtu janë moshat e treta me 150 mijë lekë pension. 100 mijë  ujë e drita, 50 ilaçe. Ku do të shkojnë. Bllokohen disa fabrika që janë cilësore dhe del kjo. Ajo një qese është”, tha një tregtar.

“Të shumtit vijnë me çanta. Këto qeset janë të trasha. Për ata që marrin një kile, gjysmë kile ka pak probleme”, tha një tjetër.

Ligji ka hyrë në fuqi prej datës 1 qershor dhe tregtarëve u është ndaluar importi, prodhimi, përdorimi dhe tregtimi i qeseve plastike njëpërdorimshme. Qëllimi i këtij ligji, është ulja e ndotjes së mjedisit. Sipas ekspertëve, një qeseje plastike i duhen deri në 1000 vjet për t’u degraduar, për shkak se plastika nuk shpërbëhet, por kthehet në mikroplastikë që vazhdon të ndotë mjedisin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 01/07/2022 22:51

    Shqiptaret ankohen gjithmonë per vaeferi pastaj i gjen duke levizur me benz, gjithmone ka nje arsy mos me rrespektu ligjin

    Përgjigju
  • Piedonalja: 01/07/2022 20:02

    Mos o zot duhet urgjent me I blloku qeset,se ato na bllokojn me hi ne Evrop.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?