Vëzhgimi i Report Tv/ Institucionet shtetërore shpërdorojnë energjinë elektrike! Disa ministri dhe Bashkia, dritat ndezur edhe natën

9 Mars 2022, 22:41| Përditesimi: 10 Mars 2022, 09:52

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku këshilluan qytetarët për kursim energjie elektrike.

“Skenari më i vështirë është që duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për situata shkurtimesh dramatike të furnizimeve me energji elektrike apo me naftë”- tha kryeministri Rama. 

“Duhet të kursejmë”- tha ministrja e Inrastrukturës dhe Energjisë Balluku.

Report Tv bëri një vëzhgim tek institucionet shtetërore, tek disa ministri që siduket janë të parat që e shpërdorojnë energjinë elektrike. Kjo shihet qartë nga dritat e lëna ndezur pavarësisht se në këtë orar nuk punohet.

Në Ministrinë e Bujqësisë, në orën 20.37 minuta dritat ishin të ndezura në disa prej zyrave, ndonëse orari zyrtar i punës kishte mbaruar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?