Report tv në kantierin e Rrugës së Dukagjinit aty ku punën e bllokoi aksidenti fatal! Inxhinieri: Të mërkurën shpërthim me tritol në skarpatin e malit

7 Nëntor 2023, 17:39| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 18:52

  • Share

Rruga e Dukagjinit është investimi më i madh në bashkinë e Shkodrës. Nisur një muaj e gjysmë më parë, ajo ka pasur peripeci të mëdha. Humbja tragjike e fadromistit si pasojë e shembjes së malit dhe ndërprerja e punimeve. Ekspertë të gjeoshkencës do të kryejnë shpërthimin e kontrolluar me mina të malit dhe pritet që shumë shpejtë të rifillojë puna.

Fadromat e firmës kontraktuese  po bëjnë zgjerimin e rrugës nga kilometri zero deri në pikën 2.7 km, aty ku rënia e masivit të malit, solli edhe humBashkia bjen tragjike të jetës së fadromistit.

Për teknikun e firmës, kjo rrugë përben një rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye këtë të mërkurë do të bëhët edhe shpërthimi i telekomanduar i masivit të malit për të vijuar punën me kilometrat e tjerë të rrugës.

Për banorët kjo rrugë përbën një rrezikshmëri të lartë, jo vetëm për historikun e saj, ku ka marrë dhjetëra jetë njërëzish, por edhe sot ku është e pamundur të kalohet me makinë për shkak të rënies së masivit shkëmbor. Ata shpresojnë që ky segment të përfundojë sa më parë.

Aksi rrugor Prekal – Lotaj, me gjatësi 17 është segmenti i parë rrugës ku kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Pas pezullimit disa ditor të punës, të mërkurën pritet shpërthimi i telekomanduar për të shembur pjesën e masivit të malit ç’ka do të zgjidhë pikën në të cilën përbën rrezikshmëri për jetën e banorëve por dhe punonjësve në kantier.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?