Vezë sy me salcë domate nga zonja Albana

10 Korrik, 11:58| Përditesimi: 10 Korrik, 11:59

  • Share

Vezë sy me salcë domate

Përbërësit:

  • 4 kokrra vezë
  • 1 lgj pure salcë domate
  • 1 spec i kuq
  • Spec djegës
  • Lëkurë limoni
  • Arrë moskat
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vaj ulliri, salcën e domates dhe një spec të kuq të kaluar në blender. E trazojmë mirë duke shtuar erëzat bashkë me arrën moskat dhe lëkurën e limonit. Shtojmë pak ujë dhe e lëmë derisa masa të lidhet. Në fund shtojmë vezët, i lëmë të mpiksen dhe e shërbejmë me bukë të zezë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: