Shkëlqim Zuriqi para trupës së Vlerësimit

Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë një prej drejtorëve të AMP

22 Dhjetor 2023, 10:51| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 11:00

  • Share

Shkëlqim Zuriqi, drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) është konfirmuar sot (22 dhjetor) në detyrë pas seancës publike të ditës së sotme në Trupën e Vlerësimit në kuadër të Vettingut në polici.

Që nga data 18 dhjetor, kanë nisur seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Dy ditë më parë u konfirmua në detyrë edhe Ndue Doçi, drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i cili kaloi vettingun. Në seancën publike trupi gjykues tha se hetimi i tij u bë në tri kritere, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?