Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër

20 Dhjetor 2023, 11:12| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 11:14

  • Share

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, Ndue Doçi kaloi vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga AMP. Në seancën publike trupi gjykues tha se hetimi i tij u bë në tri kriteret, pastërtinë e figurës, profesionalizëm dhe kriterin e pasurisë, ku vlerësimi ka qenë pozitiv.

Trupa e Vlerësimit përbëhej nga Suela Bulku, Kryesuese, dhe relatori Arben Sefaj e anëtarja Denisa Sina.

Kujtojmë që më 18 dhjetor u konfirmua në detyrë edhe Kreu i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj. Ndërkohë, një tjetër drejtues do të kalojë në ‘sitë’ gjatë kësaj jave.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gazepi: 24/12/2023 14:42

    Nue ja hodhe edhe kete here ti dhe rrumbullaku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?