Vettingu në polici sërish me vonesa, burime nga AMP: Institucionet vonojnë përgjigjet! 36 drejtues të tjerë futen në 'sitë'

6 Korrik 2023, 19:59| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 20:44

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë vetëm 1 vendim pas rinisjes së vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit, pasi procesi po ndesh në vështirësi si pasojë e moskthimit të përgjigjeve nga institucionet. AMP ka hedhur shortin e dytë për 36 emrat vijues, të cilët do të kalojnë në filtrin e 3 kritereve, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale, ndërkohë që nuk ka vendimmarrje për listën e parë të emrave të përzgjedhur. Zyrtarët e radhës që do të votohen janë sërish drejtorë dhe zv/drejtorë policie, të cilët kanë plotësuar formularët e vetëdeklarimit sipas rregullave dhe kushteve të miratuara me ndryshimet ligjore që ia kaluan vettingun Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Në listë gjenden emra të njohur si ai i rektorit të Akademisë së Sigurisë, Ilirjan Mandro apo drejtori i Institutit të Policisë Shkecore, Niko Brahimaj, më herët drejtues në disa qarqe, së fundmi në Shkodër. Lista vijon me Oltion Bistrin, drejtuesin e Forcës së Posaçme Operacionale, i cili më herët ka drejtuar qarqet Lezhë apo Durrës. Në tërësi, pjesa tjetër e listës së dytë prej 36 emrash janë zv/drejtorë qarqesh, të ndarë sipas kategorive të krimit dhe rendit e sigurisë. Procesi i vetting-ut që tashmë po bëhet nga AMP ka dhënë vetëm një vendim, largimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Lezhës Vehbi Bushati, i cili nuk plotësoi formularët vetëdeklarimit me rregullat e reja. Ai u mjaftua vetëm me dokumentet e plotësuara në vitin 2018 kur vetting-un e kryente Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por gjithsesi mbeti në punë pasi u emërua këshilltar në drejtorinë e përgjithshme të policisë.

Burime nga AMP bëjnë me dije se edhe me këtë rikthim të procesit, administrata e vetting-ut sërish po ndesh vështirësi në marrjen e përgjigjeve nga institucionet ku është kërkuar informacion i detajuar për efektivat. Të njëjtat burime thonë se institucionet neglizhojnë kthimin e përgjigjeve që kanë të bëjnë me pasurinë e zyrtarëve policorë, por edhe me informacione të tjera. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore që detyroi Ministrinë e Brendshme që të kërkoj pezullimin e vetting-ut nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, për ta kaluar tek AMP dhe duke kufizuar kalimin në filtër vetëm tek niveli drejtues.

Kryeministri Edi Rama, pasi ka dalë nga Kuvendi i Kosovës, ku zhvilloi takimin me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Rama iu shmang pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se nuk ka homologun e tij dhe se nuk bën dot konferencë.

LISTE E DYTË ME 36 EMRA
Ilirjan Mandro - Rektor i Akademisë së Sigurisë
Besnik Bakiu - Drejtor i Planifikimit Policor
Gentjan Shehaj - Drejtor i Kurrikulave AS
Mithat Tola - Drejtor i Kolegjit Profesional AS
Niko Brahimaj - Drejtor i Institutit të Policisë Shkecore
Xhavit Shala - Drejtor i Qendrës së Kërkimëve AS
Lorenc Shehu - Drejtor i Qendrës së Mbyllur të Huajve
Oltion Bistri - Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale
Afrim Tafa - Zëvendësdrejtor, Shkodër
Alfred Nomani - Zëvendësdrejtor, Lezhë
Alfred Elezi - Zëvendësdrejtor, Lezhë
Ardrit Elmazi - Zëvendësdrejtor, Korçë
Artur Selimaj - Zëvendësdrejtor, Fier
Artur Shira - Zëvendësdrejtor, Fier
Besnik Kongjonaj - Zëvendësdrejtor, Elbasan
Dritan Malaj - Zëvendësdrejtor, Dibër
Arben Alika - Zëvendësdrejtor, Gjirokastër
Lorenc Meta - Zëvendësdrejtor, Elbasan
Luan Mema - Zëvendësdrejtor, Berat
Sokol Cana - Zëvendësdrejtor, Kukës
Alket Shatro - Zëvendësdrejtor, Tiranë
Armir Gjikolaj - Zëvendësdrejtor, Durrës
Elton Alushi - Zëvendësdrejtor, Vlorë
Ndriçim Koka - Zëvendësdrejtor, Dibër
Shkëlqim Xhezairaj - Zëvendësdrejtor, Berat
Bujar Deliallisi - Zëvendësdrejtor, Durrës
Koço Dafa - Zëvendësdrejtor, Gjirokastër
Kujtim Gjoka - Zëvendësdrejtor, Kukës
Gazment Shehu - Zëvendësdrejtor, Vlorë
Bedri Hasanaj - Zëvendësdrejtor, Korçë
Elidon Shehu - Drejtor në Gardën e Republikës
Sami Kuti - Drejtor në Gardën e Republikës
Ilir Sula - Drejtor i AMP Shkodër-Lezhë
Petrit Veizi - Drejtor i AMP Durrës-Kavajë
Vilson Dine - Drejtor i AMP Vlorë-Gjirokastër
Ferit Hasa - Drejtor i AMP Kukës Dibër

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polo: 06/07/2023 22:50

    Mos harxhoni letrat e shtetit kot sa për sy e faqe! Përjashto nja 5-6 të tjerët nuk e meritojnë emrin polic! Po ata 9 drejtuesit që çuan radhën e parë çantat me para kështu do të veprojnë edhe herën e dytë?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?