Vettingu në polici, nisin këtë muaj seancat publike! AMP: Drejt përfundimit dosjet e vlerësimit për 9 subjekte

11 Nëntor 2023, 12:02| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 14:45

  • Share

Seancat publike për vettingun në polici do të nisin brenda muajit nëntor. 

Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftojnë se gjatë këtij muaji do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut, ndërsa procesi vijon në mënyrë të pandërprerë.

“Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte”, njofton AMP. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?