Gramoz Sako, komandat i Gardës së Republikës

Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë Komandanti i Gardës Gramos Sako

26 Maj 2020, 10:53| Përditesimi: 26 Maj 2020, 11:13

  • Share

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Gramos Sakon, me detyrë komandat i Gardës së Republikës. Sako rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Më herët në seancën dëgjimore Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit deklaroi se Gramos Sako kishte probleme me pasurinë, pasi kishte bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur të ardhurat.

Në seancën e zhvilluar në datë 5 shkurt (lexo ketu), komisioni doli në përfundimin se Sako ka fshehur pasurinë dhe madje ka punësuar edhe mbesën juriste. Për të gjitha konkluzionet që nxori Komisioni, Sako kërkoi më shumë kohë për të dokumentuar sipas tij se është i pastër. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?