Ardian Çipa

Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë ish-drejtori i Policisë së Tiranës Ardian Çipa

16 Shkurt 2021, 11:45| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 16:53

  • Share

Konfirmohet në detyrë ish Drejtori i Pergjithshëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda si dhe ish-Drejtor i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa. Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Ish kandidati i Byrosë Kombëtare të Hetimit me një karrierë të gjatë në policinë e Shtetit, Ardian Çipa iu nënshtrua filtrimit në kuadër të Vettingut në polici. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit nuk evidentoi asnjë problem në tre kriteret e vlerësimit, duke rezultuar i pastër në kriterin e aftësive profesionale në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Ardian Çipa, ish-drejtor në disa poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit u përball të enjten e kaluar me procesin e vettingut në polici. Aktualisht Çipa mban postin e përgjegjësit të departamentit te trajnimit te vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademi, ndërsa më herët ka mbajtur pozicionin e drejtorit të policisë së Tiranës, zv drejtorit të policisë së shtetit, mbrojtjes së dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë në Policinë e Shtetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?