Vettingu në polici, KJV i kërkon Muhamet Rrumbullakut të shpjegojë foton me Arben Frrokun, i kërkuar për vrasjen e komisarit në 2013

17 Nëntor 2020, 13:16| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 17:55

  • Share

Vijon procesi i vettingut në polici ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ShÇBA-së Muhamet Rrumbullakut të japë shpjegime mbi një foto të publikuar në internet ku shfaqet ai me Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013.

Rrumbullaku thotë se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendon se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku.

Subjekti ka pasur takim rastësor me të denuarin dhe nuk cilësohet si kontakt i papërshtatshëm. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos. Nuk ka asnjë dokumentacion përveç fotos që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun.

Deri më tani, KJV ka arritur në konkluzionin se subjekti ka plotësuar të saktë formularin për partëstinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.

Muhamet Rrumbullaku ka dalë i pastër përsa i përket pasurisë. KJV ka arritur në konluzionin se përsa i përket apartamenteve dhe pronat në zotërim të tij janë të justifikuara nga burime zyrtare pasurore.

Ajo që ra në sy gjatë seancës dëgjimore janë sasia e madhe e automjeteve që ka pasur Rrumbullaku në zotërim. Sipas komisionit, të gjitha këto automjete janë ndërruar përgjatë viteve për përdorim personal dhe jo për qëllime përfitimi.

Muhamet Rrumbullaku

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 17/11/2020 13:38

    Nuk ke faj o Met. Ti, Tonini dhe Nikolini ishit thjesht ushtar te rreshter Gonit dhe nuk ju pyeste kush se cili ulej ne tavoline me ju. Ate e vendoste rreshter Goni,ju ishit vetem peqe-lepe siç beni gjithmone. Dhe leket per te hequr nga detyra Dritan Lamaj nuk i moret ju. Ju vetem pozonit si top model pasarele, bile po t'ju thoshte rreshter Goni qendroni ne kembe me nje kembe ju nga zelli do qendronit jo nje kembe, por me koke poshte. Turpi i policise se shtetit jeni ju. Lavdi deshmoreve te Policise se Shtetit! Nder dhe respekt per ta, kurse per ju lepiresa pushteti turpi eshte pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?