Vettingu në polici do bëhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes, filtër drejtuesve! Report TV zbardh draftin e ndryshimeve

11 Maj 2022, 20:13| Përditesimi: 11 Maj 2022, 21:34

  • Share

Qeveria është tërhequr tashmë nga vetting-u i plotë në Policinë e Shtetit. Report Tv zbardh draftin e ndryshimeve të reja, të cilat shfuqizojnë zyrtarisht institucionet e vetting-ut, Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, i cili nuk hyri asnjëherë në funksion për gradat e ulëta.

Ndryshimet e ligjit “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme” shfuqizojnë KJV-në dhe KVV-në,amendamente që janë në fazën e diskutimit. Katër vite pas nisjes së këtij procesi, ekzekutivi, nisur edhe nga sugjerimet e ndërkombëtarëve, vendosi të kalojë vetting-un në duart e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ish-SHÇBA, e cila reflektohet në ndryshimet e nenit 5. Qeveria nuk e sheh më të nevojshme të kontrollojë pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës për gradat e ulëta në polici, por vetëm për ata që pretendojnë të kenë poste drejtuese në vazhdim.

E thëne ndryshe, nëse Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe Komisioni Vendor i Vlerësimit do tëkalojë në sitë tëgjithëpunonjësit e policisë, nga gradat e larta deri tek ato më të ulëta, tashmë AMP do të përqendrohet vetëm tek drejtuesit. Në nenin nr. 6 të projektligjit, sipas amendimeve përcaktohet se AMP do të kalojë në filtër të gjithë hierarkinë drejtuese duke nisur nga drejtori dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtor departamenti, drejtor i Drejtorisë Qendrore, drejtor në strukturat e veçanta,drejtor e zëvendësdrejtor vendor, drejtor në drejtoritë e kufirit dhe migracionit, shef komisariati, shef sektori në nivel qendror e vendor që mbulon fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik/financiar dhe Policisë Rrugore. E njëjta gjë vlen edhe për drejtuesit kryesor të Gardës. E veçanta qëndron se vetë AMP do të bëjë vetting edhe për drejtuesit kryesorë të saj.

Trupa e vlerësimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është e ngjashme me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, i cili në katër vite funksion arriti të firmosë vetëm 57 vendime. Drafti i ndryshimeve të reja pritet të kaloj në vazhdim në komisionet parlamentare, për të shkuar në fund për miratim edhe në Kuvend.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Policia: 12/05/2022 01:47

    Jemi Banda shteterore. Asnje veting sna shqeteson. Me respekt Policia e shQiPtareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?