Elsa Ulliri

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Lezhës! Elsa Ulliri rezultoi e pastër në të tre kriteret e verifikuara

30 Qershor 2022, 09:29
  • Share

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Lezhës Elsa Ulliri. Vendimi u dha të enjten nga trupa gjykuese e KPK me kyesues Roland Ilia, anëtare Pamela Qirko dhe relatore Etleda Çiftja.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën, komisioni nuk evidentoi probleme, me pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin e Elsa Ullirit, e cila është një gjyqtare me mjaft eksperiencë në sistemin e drejtësisë. Ajo ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2014-të, ndërsa stazhin profesional e ka kryer në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas në vitin 2015-të më dekretin nr.8353 datë 21 tetor te vitit 2013 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Për tre vite Elsa Ulliri ka mbajtur detyrën e zëvendëskryetares të kësaj gjykate, ndërsa emri i saj u lakua në media për refuzimin e kërkesës së lirimit me kusht të një të dënuari për trafik droge.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?