Gjyqtari i Tiranës, Kastriot Gramshi

Vettingu/ KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës: S'ka besueshmëri në lidhje me pasurinë

16 Maj 2022, 16:22| Përditesimi: 16 Maj 2022, 16:24

  • Share

TIRANË- Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë në 23 maj, mirëpo sipas ONM i është bërë vlerësim i pasaktë i pasurisë. Në argumentimin e tyre, ONM thotë se Gramshi ka magësi të theksuara në deklarimin e pasurisë.

Kush është Kastriot Gramshi?
Kastriot Gramshi ka punuar si pedagog i së drejtës penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar i republikës së Shqipërisë në vitin 2014. Gramshi punon prej 7 vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Gjyqtari Kastriot Gramshi u përball me vetingun me 24 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, sot KPK e konfirmon në detyrë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?